• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas kaq shumë vitesh aludime, Rike Roçi sqaron marrëdhënien me Noizy-n

Rike Roçi është një nga femrat më të komentuara të showbiz-it për paraqitjen dhe format e saj trupore. Ajo ka marrë pjesë dikur në ‘Big Brother’ dhe që prej asaj kohe, jeta e saj private ka qenë në qendër të vëmendjes. Dikur është komentuar dhe në lidhje me Noizy-n, por pavarësisht se pati shumë aludime, nuk ka pasur asnjë koment nga Rikja apo nga Noizy. Mbas kaq shumë vitesh, një nga ndjekësit e saj e pyeti në ‘Instagram’ për këtë temë, por Rikja është përgjigjur duke thënë se nuk ka pasur asgjë mes tyre përveç se shoqëri. Me këtë përgjigje, Rikja i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me marrëdhënien e saj dhe Noizy-t./revistawho.com