• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas incidentit me fansin e saj, Miley Cyrus reagon e nervozuar: Mos u ngatërroni me lirinë time

Ndërkohë që po përpiqej të shkonte drejt makinës së saj së bashku me partnerin, Liam Hemsworth, Miley Cyrus u kap në befasi nga një fans, i cili e puthi këngëtaren me forcë. Kjo situatë ndodhi në datë 2 qershor në qytetin e Barcelonës dhe mori vëmendjen e të gjithë mediave. Pas lajmeve të ndryshme se këngëtarja u ndje e zemëruar nga ky gjest, duket se së fundmi ajo ka zgjedhur të reagojë me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, lidhur me ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë e cila u komentua gjerësisht në rrjet.

“Ajo mund të veshë çfarë të dojë. Ajo mund të mos ketë fjetur me asnjë mashkull ose me 5 të tillë. Ajo mund të jetë me partnerin e saj, me të dashurën e saj, mund të jetë e zhveshur, por ajo nuk mund të kapet në këtë lloj forme pa dijeninë dhe dëshirën e saj. Mos u ngatërroni me lirinë time”,- shkroi 27-vjeçarja në postimin e saj në llogarinë në ‘Instagram’, duke thyer kështu heshtjen e mbajtur deri më tani.

Siç duket Cyrus nuk ka mundur ta kalojë ende këtë situatë të ndodhur disa ditë më parë, e cila mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve të këngëtares duke u komentuar gjerësisht në ‘Twitter’ dhe ‘Instagram’./revistawho.com