• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas humbjes së jetës së George Floyd, Beyonce ka një kërkesë për të gjithë protestuesit

Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur protestat masive pas humbjes së jetës së George Floyd. Ndonëse dëmet e protestave të vazhdueshme kanë qenë mjaft të mëdha, ylli i njohur i muzikës pop, Beyonce ka kërkuar me anë të një postimi në rrjetet sociale vazhdimin e këtyre të fundit.

Ajo ka kërkuar që njerëzit të kërkojnë drejtësinë për humbjen e Floyd dhe të plotësojnë një peticion për shkarkimin nga detyra të të gjithë oficerëve të policisë që sollën vdekjen e George Floyd.

Kujtojmë se situata në ‘SHBA’ vazhdon të jetë mjaft kritike dhe se presidenti i vendit, Donald Trump ka njoftuar se nëse gjithçka do të vazhdojë në këto përmasa do t’i duhet të nxjerrë ushtrinë e vendit në rrugë./revistawho.com