• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas humbjes drastike të peshës, fansat nuk arrijnë të njohin Adele

 

Këngëtarja e njohur e muzikës ndërkombëtare, Adele i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit të saj. Ajo ka arritur të humbë një peshë të konsiderueshme nga trupi i saj, duke ngjasuar tashmë totalisht si një njeri tjetër. Artistja nuk ka bërë të ditur se si mundi t’i humbte këto kilogramë, apo sa kohë ju desh për këtë ndryshim, ndonëse ndjekësit janë befasuar nga pamja e saj.
Ajo u fotografua pak ditë më parë në një zonë plazhi me një fustan në ngjyrë të zi me pika me një peshë ndryshe nga më parë dhe kaq mjaftoi që rrjeti të ‘ziente’ nga komentet.
Pavarëisht gjithë spekulimeve, fansat e Adele janë duke pritur për një deklaratë nga ana e saj lidhur me këtë moment në jetën e këngëtares./revistawho.com