Britney Spears nuk i ka patur marrëdhëniet e mira me babain e saj vitet e fundit. Babë e bijë u përfshinë në një betejë ligjore për të drejtat autoriale dhe menaxheriale pasi këngëtarja kërkoi heqjen e kujdestarisë së tij.
Megjithatë pavarësisht betejës së tyre, babai mbetet baba dhe Jamie së fundmi ka deklaruar se i mungon shumë e bija.
“Nëse do të ketë fund apo jo kjo betejë është në dorën e Britney-t. Më mungon shumë”-është shprehur babai i këngëtares.
Avokati i Jamie-t tha se babai i Britney-t çdo vendim e ka marrë për të mirën e të bijës.
“Jamie nuk është babai perfekt dhe nuk po kërkon çmimin Babai i vitit. Si çdo prind ai do më të mirën e vajzës së tij. Çdo vendim e ka marrë për interesin e saj më të mirë. Ai e do shumë Britney-n dhe i mungon shumë. Por edhe e respekton atë dhe lirinë e saj. Si në çdo familje, ka ulje dhe ngritje. Ai do të jetë çdoherë aty për të”-tha avokati.