• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas gjendjes kritike në Shqipëri, Marsela Çibukaj ka një ftesë të hapur për gjithë artistët

Të gjithë personazhet e njohur janë sensibilizuar me situatën në Shqipëri për të ndihmuar familjet në nevojë pas tërmetit. Shumë prej tyre kanë ofruar shuma të mëdha parash, ndërsa të tjerë u janë gjendur pranë të dëmtuarve nga tërmeti me ushqime dhe veshje. Ndërsa Marsela Çibukaj iu ka bërë thirrje të gjithë artistëve të organizojnë një koncert për të mbledhur fonde. “Është e kot të theksoj që të gjitha eventet dhe mbrëmjet ‘live’ të kësaj jave që ishin të planifikuara i kemi anuluar bashkë me muzikantët padiskutim që prej ditës së martë në shenjë respekti për këtë dhimbje të madhe që të gjithë po përjetojmë. Shpresoj, dhe kjo është një ftesë e hapur dhe e sinqertë për të gjithë kolegët e muzikës, të humorit dhe të spektaklit, që së shpejti të organizojmë një koncert ose mbrëmje live bamirësie për të mbledhur fonde në ndihmë të vëllezërve dhe motrave në vështirësi. Të jemi sa më afër njëri-tjetrit. Marsela”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instagram’.

Edhe këngëtarë të tjerë kanë treguar se do të organizojnë koncerte për mbledhje fondesh, ndaj me siguri të gjithë do i bashkohen ftesës së Marselës. /revistawho.com