• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas fshirjes së këngëve nga kanali i ‘RTSH-së’ në ‘Youtube’, Elvana Gjata merr këtë vendim për ‘Me tana’

 

Problemi me këngët pjesëmarrëse në festivalin e ‘RTSH-së’, të cilat u fshinë papritur nga kanali i ‘Youtube’ ngjallën shumë pikëpyetje tek të gjithë ndjekësit e tij.
Së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, e cila ka sqaruar këtë situatë lidhur dhe me këngën e saj ‘Me tana’.
“‘Me tana’ është tani e disponueshme në kanalin tim të ‘Youtube’. Për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve tuaja pse videoja ime u zhduk nga kanali i ‘RTSH-së’ në ‘Youtube’, nuk e kam idenë. Kishte më shumë se 4 milionë klikime, por jam e sigurt se më shumë miliona klikime do të shtohen. Shumë dashuri”, ka shkruar Gjata krah postimit të saj më të fundit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se fill pas pjesëmarrjes në festival, Elvana u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku ka performuar në koncerte të ndryshme krah artistëve të tjerë të njohur, Ledri Vula dhe Kida./revistawho.com