• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas Faucit, edhe Shtëpia e Bardhë fton për sqarim reperen Nicki Minaj

Më shumë se çdo veshje që mund të kishte bërë në Met Gala, Nicki Minaj mori vëmendje e komente më shumë se ç’mund ta priste me mungesën e saj,

Pasi vetë Fauci i ktheu përgjigje pretendimeve të këngëtares së njohur, tani është Shtëpia e Bardhë që sipas Nickit, e ka ftuar në takim.

“Shtëpia e Bardhë më ka ftuar dhe mendoj se ky është një hap në drejtimin e duhur”, shkroi 38 vjeçarja në Tëitter pasi deklarata e saj se testikujt e mikut të saj ishin fryrë pas vaksinën shkaktoi një stuhi në rrjet.

Megjithatë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha revistës People se administrata kontaktoi me Minajn për t’i ofruar edukim për shëndetin publik përmes telefonit dhe jo një vizitë personale, citon DailyMail.

“Ashtu siç kemi bërë me të tjerët, ne ofruam një telefonatë për Nicki Minaj dhe një nga mjekët tanë për t’iu përgjigjur pyetjeve që ajo ka në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Gjithë kjo ndodhi pasi Minaj u bllokua nga Tëitter, pasi shkeli rregullat e vendosura për shpërndarjen e lajmeve të pasakta në lidhje me vaksinën kundër COVID-19.

“Unë jam bllokuar nga Tëitter. Ata nuk e pëlqyen atë që thashë”, shkroi reperja e famshme të mërkurën.

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA rrëzoi gjithë pretendimet e Minaj, se vaksina Covid-19 mund t’i bëjë burrat impotentë.

“Nuk ka prova që ndodh, as nuk ka ndonjë arsye për të imagjinuar se do të ndodhë,” tha ai./revistawho.com