Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vendosur së fundmi të punësojnë një skuadër sigurie në vendin ku janë duke qendruar në Los Angeles. Ky vendim ka ardhur pasi dyshja ka vënë re disa drone të cilat janë përpjekur të fotografojnë të voglin e familjes, Archie. Pagesa e kësaj skuadre varion deri në 7000$ në ditë dhe çifti ka vendosur ta mbulojë vetë këtë shpenzim pa kërkuar mbështetje nga familja mbretërore.
Mediat kanë bërë të ditur se ky vendim lidhej me sigurinë e çiftit dhe se faktit se Meghan dhe Harry kanë qenë të shqetësuar nëse dikush i panjohur hyn në ambientet e shtëpisë së tyre./revistawho.com