Kim Kardashian ka bërë postimin e saj të parë në rrjete sociale pasi firmosi divorcin nga Kanye West. Kim publikoi një foto familjare ku shfaqet edhe i ati, i cili nuk jeton më dhe sot do të festonte ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen babi! Festoj për ty çdo ditë, por sot më shumë. Kam kaq shumë për të të treguar! I rashë numrit tënd të telefonit vetëm për të parë nëse dikush do e kapte pas kaq shumë vitesh. Në fakt s’mund ta besoj që e mbaj mend numrin. Të lutem hajde më vizito në ëndrra sa më shpejt. Gjithashtu a mund të më dërgosh një shenjë me ndonjë symbol ose zog, siç kemi pas folur? Më mungon kaq shumë”-shkroi Kim.
Babai i Kimit, Robert u diagnostikua me kancer të ezofagut në korrik të vitit 2003 dhe e humbi betejën me sëmundjen dy muaj më vonë. Robert la pas ish-bashkëshorten Kris Jenner ,vajzat Kourtney, Khloe dhe djalin Rob Kardashian.