Këtë javë reperi i njohur, Stresi doli nga qelia ku po qëndronte prej disa muajsh dhe u bashkua më familjarët dhe njerëzit e tij më të dashur. Gjatë kësaj kohë, partnerja e tij, Kejsi, nuk ka ngurruar në asnjë moment të publikojë herë pas here foto të ndryshme nga momentet me të bashkëshortin e saj, duke treguar dhe mungesën që ndjente për të.
Megjithatë pas këtyre ditëve jo shumë të lehta për të, duket se Stresi po kujdeset t’i dhurojë kohën e merituar të dashurës së tij. Ka qenë Kejsi ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj disa foto ku duket se dyshja ndodhet pranë detit për të shijuar rrezet e diellit dhe për t’u relaksuar pranë njëri-tjetrit. “Bisha ime”,- shkroi ajo në njërën prej fotove të publikuara në ‘Instastory’.
Kujtojmë se Kejsi dhe Stresi janë celebruar me dokumenta, por nuk kanë bërë ende një ceremoni martesore. Në një intervistë ekskluzive për RevistaWho.com dyshja pohoi se dëshirojnë të organizojnë një dasmë të madhe midis miqsh dhe njerëzve më të afërm të tyre./revistawho.com