• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas deklaratës qesharake të Kim dhe Kendall, Kourtney me Khloe-n kurdisin diçka tjetër

Familja ‘Kardashian-Jenner’ ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut. Pas zhurmës së madhe që shkaktoi deklarata e Kim dhe Kendall gjatë ndarjes së çmimeve ‘Emmy’, duket se vëmendjen e ka marrë postimi më i fundit i Khloe Kardashian. Miliarderja ka publikuar në faqen e motrës së saj, Kourtney Kardashian një foto ku shfaqet nudo. Një pjesë e trupit të 35-vjeçares ishte mbuluar me çarçaf të bardhë, ndonëse nuk arrinte të mbulonte linjat e Kardashian.

Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë në llogarinë në ‘Instagram’, duke vënë në dukje format e Khloe.

Kjo nuk është hera e parë që një prej pjesëtarëve të familjes sē famshme ‘vjedh’ vëmendjen e ndjekësve duke publikuar foto nudo. Edhe vetë Kim apo Kourtney kanë publikuar pamje të ngjashme në ambientet e shtëpisë apo në natyrë./revistawho.com