• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas daljes nga spitali, Miley Cyrus shihet në shoqërinë e nënës dhe të dashurit të ri të saj

Miley Cyrus e ka kaluar këtë javë në spital për shkak të një operimi, por duket se tani është rikepuruar plotësisht. Ditën e djeshme këngëtarja është fotografuar në shoqërinë e të dashurit të ri, Cody Simpson dhe nënës së saj, Tish. Të tre ata u panë të veshur shumë thjeshtë duke shijuar një kafe së bashku në një lagje të Los Angeles.

Miley dhe Cody kanë vetëm pak ditë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe duket se edhe nëna e këngëtares e ka aprovuar. Në fakt për Tish ky nuk ka qenë takimi i parë me të dashurin e vajzës, duke qenë se Miley dhe Cody kanë shumë vite që janë miq me njëri-tjetrin. Simpson e konfirmoi lidhjen me Cyrus gjatë një eventi dhe ai tregoi se ata të dy janë shumë të lumtur së bashku. Ai ka thënë se marrëdhënia me Miley-n për të është një eksperiencë shumë ndryshe nga të mëparshmet, duke qenë se në fillim ata kanë qenë miq bashkë. Cody i ka qëndruar pranë të dashurës së tij gjatë kësaj jave të vështirë dhe ai ka zbuluar se ka realizuar një këngë për Miley-n, të cilën pritet ta publikojë shumë shpejt. /revistawho.com