• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas Aurelës dhe Grace, në skenë një mami tjetër këngëtare me të birin

Të dielën e shkuar, Aurela Gaçe dhe vajza e saj Grace ishin të ftuara në emisionin “E diela shqiptare”. Surprizat ishin pafund, si për teleshikuesit ashtu edhe për vetë Aurelën, kur e bija u ngjit në skenë dhe performoi këngën “Makinisti”, një nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë së të ëmës. Ndër të tjera Aurela foli për vajzën e saj, shtatzëninë e planet e ardhshme për muzikën, shkruan “Class”. Por mesa duket e diela, u është përkushtuar nënave këngëtare, pasi edhe këtë të diel është zbuluar se do të jetë e ftuar këngëtarja Çiljeta Xhilaga, me të birin Fernando. Na mbetet vetëm të shikojmë se cilën këngë do të performojë Fernando.