Futbollisti Christian Eriksen i cili pësoi atak kardiak në zemër në ndeshjen e zhvilluar kundër Finlandës në Copenhagen është tanimë në gjendje të stabilizuar.
Doktori i cili u gjend pranë tij u shpreh në momentet e para të ngjarjes që të gjithë ishin shumë pranë humbjes së tij.
Së fundmi vetë Christian ka folur për herë të parë publikisht në një mesazh të përcjellë me anë të agjentit të tij, Martin Schoots për “Gazzetta dello Sport”.
“Faleminderit. Nuk do dorëzohem, ndihem më mirë tani, por dua të kuptoj se çfarë ndodhi. Dua t’ju falenderoj për gjithçka bëtë për mua”, është shprehur ai.
Ndërsa të afërm të futbollistit kanë pohuar se Christian është në kontroll të vazhdueshëm nga mjekët e tij./revistawho.com