Me anë të një zarfi të zi të mbërritur në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, është njoftuar se për të disatën herë janë thyer rregullat. “Vëllai i madh” ka njoftuar se duke qenë se Donaldi e ka marrë Mozzik dhe e ka futur në ambientet e brendshme, pa pyetur më parë, do të dënohet dhe gjithçka do të njoftohet në spektaklin e së martës.
“Zarf i zi/ Donaldi thyen rregullat e “Vëllait të Madh”, dënimi do të jepet spektaklin e ardhshëm”, shkruhet edhe në njoftimin zyrtar të ‘BBV’. Vetë Donaldi e ka pritur këtë moment me sportivitet duke thënë se nuk e ka problem çfarëdo që të jetë./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CZU5FO9hnIW/?utm_source=ig_web_copy_link