• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas angazhimeve të shumta në muzikë, Ingrit Gjoni tregon si e kultivoi pasionin për arredimin e shtëpive

Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni ka qenë ditën e sotme e ftuar në programin e pasdites tek Rudina ku ka treguar më shumë rreth pasionit të saj për arredimin.

Gjoni ka treguar se ky pasion e ka shoqëruar shumë herët që prej realizimeve të klipeve të saj të para, pasi i ka pasur idetë e qarta se çfarë donte. Ndërsa në raport me familjarët, Ingriti ka treguar se ka dhenë gjithmonë mendime dhe se Inisi është ajo që e pyet më shumë në dallim nga motra më e madhe, Ilda.

Këngëtarja ka treguar se nuk e ka parë si një profesion, megjithatë me kalimin e kohës dhe me dëshirën e saj të madhe për të vazhduar më tej, ky pasion mund të zhvillohet edhe më shumë.

Ingriti tregoi gjithashtu se në rrethin e saj të gjithë e dinë dëshirën e madhe që gëzon për të arreduar ambiente të ndryshme shtëpie./revistawho.com