• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas aludimeve të shumta, zbulohet emri i fëmijës së tretë të Kate Middleton dhe Princit William

Katër ditë më parë Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe Princi William u bënë prindër për herë të tretë. Kate solli në jetë djalin e saj të dytë, emrin e të cilit e mbajtën të fshehtë për pak ditë. Por siç e kërkon tradita ata duhet ta zbulonin emrin e djalit në mënyrë që populli të njihet me princin e ardhshëm. Kështu që nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare ata kanë zbuluar emrin e vogëlushit të tyre. Ata kanë treguar se fëmija i tyre i tretë quhet Louis.

“Fëmija do të njihet si Hirësia e tij Princi Louis i Kembrixhit.”- shkruajnë ata në njoftimin zyrtar në Twitter. /revistawho.com