• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas 13 vitesh martesë, Juliana Pasha flet për planet e zgjerimit të familjes

Këngëtarja e njohur, Juliana Pasha, ishte e ftuara speciale e kësaj puntate të “E diell”. Në një intervistë me Ervin Kurtin dhe Fjoralba Ponarin, Juliana ka folur edhe për planet e zgjerimit të familjes. Ajo është shprehur se dëshira nuk mungon, megjithatë jo çdo gjë është në dorën e saj.

“Ai është meraku njerëzve, nuk është meraku im. Shqiptarët janë mësuar ta bëjnë këtë pyetje. Duket sikur do e rrisin ata fëmijën jo unë. E kemi zakon ne që kur del nga dera e shtëpisë gjëja e parë që të thonë është ‘Po bëje atë fëmijë’. Por jo çdo gjë është në dorën tonë, janë ca forca natyrore. Për mua e rëndësishme është që jam shumë, shumë mirë me Altinin”, u shpreh Juliana. Kujtojmë se këngëtarja është e martuar prej 13 vitesh me partnerin e saj, Altinin.