• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Partnerja e Ledrit “konfirmon” për herë të parë lidhjen me reperin, a është kjo këngë një dedikim për të?

Prej kohësh përflitet se Ledri Vula është në një lidhje dashurie me Sara Hoxhën. Dyshja ka publikuar momente të shumta me ndjekësit e tyre, duke zbuluar shpeshherë se kanë qenë në të njëjtat destinacione.
Së fundmi Sara ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa video ku shfaqet duke kënduar një prej këngëve që është pjesë e albumit më të ri të Ledrit, e titulluar ‘Trëndafil i zi’, që duket si një dedikim për bukuroshen.
Kjo është hera e parë që Sara ka zgjedhur të ndajë këtë moment duke shijuar këngët e partnerit të saj.
Kujtojmë se deri më tani asnjë prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë për ndjekësit e tyre, ndonëse spekulimet dhe komentet nuk kanë munguar./revistawho.com