• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Partnerja e Ermal Fejzullahut zbulon se kur do të vijë në jetë fëmija i tyre i katërt

Disa muaj më parë Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij zbuluan se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të katërt, ndërsa Ariana ka qenë ajo që ka ndarë së fundmi më ndjekësit në ‘Instagram’ një foto ku ka zbuluar se koha për të ka kaluar shumë shpejt.

“Tashmë në muajin e 5-të. Kjo kohë po kalon shumë shpejt”,- ka shkruar ajo në postimin e fundit ku shfaqet me një fustan ngjyrë të zi të ngushtë, pranë plazhit.

Ariana ka zbuluar kështu se me shumë mundësi muaji tetor do të jetë dhe periudha kur do të vijë në jetë fëmija tjetër i dyshes, ndërkohë që është duke shijuar pushimet me pjesën tjetër të familjes në bregdetin e Qipros./revistawho.com