• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Partneri ju tradhton…ja shenjat e para

Nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet dhe elementë të jashtëm po ndikojnë në lidhjen tuaj atëherë do të thotë se diçka nuk shkon. Sipas studimeve të bëra ndërmjet çifteve thuhet se ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në tradhëti. Këto faktorë nuk janë determinant, por shumica e tyre vijnë si pasojë e ndonjë tradhëtie të mundshme. Ja disa prej këtyre shenjave:

Ndërrimi i garderobës dhe kujdesi i tepruar ndaj vetes: kur partneri kujdeset shumë për veten është diçka e mirë, por kur kujdeset më shumë vetëm në rastet që nuk del me ju atëherë mund të jetë një shkak për t’u shqetësuar.

E mban telefonin gjithmonë pas vetes: nëse partneri juaj fshin çdo mesazh apo thirrje nga telefoni apo kur bëhet nervoz pas një telefonate atëherë mund të ketë diçka që nuk shkon.

Kur mban erë parfumi të gjinisë së kundërt: a nuk është e çuditshme kur një mashkull mban në këmishën e tij erën e parfumit të një femre ose e anasjellta?

Marrëdhëniet seksuale: marrëdhëniet seksualekanë tendencën të ulen me kalimin e kohës, por jo papritmas. Kur partneri ka angazhime të tjera, ai/ajo ka tendencën mos t’ju kushtojë rëndësi sa më parë, madje fare. Kur harron datat e rëndësishme: ditëlindjen, përvjetorin etj, që më parë ishin të rëndësishme për të dy.

 

tradheti