• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 18-24 nëntor

Gjatë kësaj jave do të na jepet mundësia të kapërcejmë gjithë pengesat e vogla të krijuara në tre javët e fundit. Është momenti të zgjidhim keqkuptimet dhe të rregullojmë çështjet pa i lënë ato pezull dhe në zvarritje, pasi nga fundi i vitit do të hyjmë në një periudhë të veshtirë për të gjithë. Periudha 23-25 nëntor ofron një favorizim të veçantë dhe krijon kushtet për të kaluar bukur, për t’u çlodhur, për dashuri dhe fitime .

DASHI
Është momenti të rregulloni çështjet lidhur me financat tuaja. Dëshirat dhe pretendimet tuaja do të jenë të shumta gjatë kësaj periudhe. Organizoni një udhëtim dhe kaloni bukur në fund të javës, përfitoni nga favorizimi i periudhës 23-25 nëntor veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të muajit. Një marrëdhënie me perspektivë premton java!

DEMI
Java krijon mundësi për ristabilizimin e marrëdhënieve, ndërkohë që kalimi i Marsit përballë jush nuk do t’ju lërë pa probleme në këtë fushë. Tendencat për konflikte dhe nervozizmi do të jenë të theksuara prandaj strategjia duhet të jetë arma juaj në zgjidhjen e problemeve. Përfitoni nga favorizimi i ditëve 23-25 nëntor për t’u çlodhur dhe për t’u ripërtëritur.

BINJAKËT 
Shumë nga çështjet që ju preokupojnë do t’i zgjidhni pas datës 20 njëkohësisht do të ndiheni më mirë. Përqendrohuni në punën dhe karrierën tuaj dhe kujdesuni për shëndetin. Prej 23-25 nëntor favorizohen veçanërisht marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Do të kaloni momente unike me të dashurit dhe ju që jeni në kërkim të dashurisë do të keni takim me të. Për sa i përket fushës profesionale bashkëpunime fitimprurëse premtojnë këto ditë.

GAFORRJA
Fillon për ju një periudhë (deri në 3/1) gjatë së cilës do të jeni shumë të aktivizuar, energjkë, me dëshirë për flirt dhe dashuri. Ritmi i jetës do të jetë më fiziologjik, por kujdesuni për gjendjen tuaj psikologjike pasi mund të keni ulje dhe ngritje të saj. Periudha prej 23 deri në 25 nëntor do të keni shanse shumë të mira për zhvillimin dhe zgjerimin e punës dhe karrierës suaj.

LUANI
Gjatë kësaj jave do të bëni ndryshime në shtëpi dhe do të gjeni zgjidhje në çështjet lidhur me familjen dhe pronën tuaj. Java favorizon jetën tuaj personale dhe sentimentale, ju sjell gëzime prej fëmijve dhe nxjerr në sipërfaqe gjithë talentet dhe shpirtin tuaj artistk dhe krijues, veçanërisht nga 23 deri në 25 nëntor.

VIRGJËRESHA
Është momenti të veproni dhe të realizoni qëllimet tuaja lidhur me jetën erotike dhe sentimentale, si dhe me financat tuaja. Rregulloni çështjet që keni lënë pezull dhe mos u nervozoni. Shmangni konfliktet dhe përdorni strategjinë.

PESHORJA
Përqendrohuni në financat tuaja gjatë gjithë muajit nëntor dhe rregulloni apo zgjidhni gjithë çështjet që u paraqitë pengesa kryesisht në tre javët e fundit. Kaloni bukur në fund të javës duke i dhënë prioritet jetës suaj personale, pasi do të joshni me bukurinë tuaj.

AKREPI
Të preokupuar me çështje të rutinës dhe të jetës së përditshme do të jeni gjatë kësaj jave. Më në fund Mërkuri në kurs të drejtë prej datës 20-22 të muajit ju jep fund pengesave dhe keqkuptimeve dhe tashmë keni mundësinë të rregulloni shumë çështje dhe probleme në sferën profesionale. Me Marsin në shenjën tuaj tashmë jeni më energjikë dhe më të aktivizuar, por njëkohësisht me tendencë për konflikte dhe kontradikta. Fundi i javës favorizon financat tuaja dhe sjell shanse të shkëlqyra për ju.

SHIGJETARI
Është momenti të bëni një rishikim endoskopik dhe të mënjanoni tensionin apo stresin që mund të ndjeni. Nga data 22 mendimet tuaja do të jenë më të kthjellta dhe të çliruara nga negativizmi dhe fobitë. Fundi i javës krijon kushte të shkëlqyera për ju, jetën tuaj personale dhe profesionale. Përfitoni nga favorizimi i ditëve 23-25, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të muajit.

BRICJAPI
Është një periudhë mjaft pozitive për realizimin e synimeve tuaja. Rrjeti juaj social do të zgjerohet me miq të rinj, të cilët do t’ju ndihmojnë përmes bisedave dhe informacioneve të duhura. Kaloni fundin e javës në intimitet me të dashurit tuaj dhe ndani me ta momente të bukura dhe të ngrohta. Mbani të fshehtë çdo gjë të bukur dhe çdo marrëveshje që mund të bëni në datat 23-25 të muajit.

UJORI
Dinamikë dhe shumë të aktivizuar duke përballuar me sukses antagonizmin dhe duke arritur suksese në fushën profesionale ju gjen kjo javë. Shmangni nervozizmin dhe përdorni strategjinë dhe çdo gjë do të zhvillohet në favorin tuaj. Njëkohësisht do të keni mundësinë të zgjidhni çështje të ndryshme familjare dhe të rrisni të ardhurat tuaja.

PESHQIT
Më në fund marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të gjejnë ritmin fiziologjik larg pengesave dhe keqkuptimeve. Ju jepet mundësia të programoni dhe të veproni për një cikël të ri jete ku do të dini ku shkoni ju dhe planet tuaja. Fundi i javës, prej datës 22-25 nëntor, favorizon veçanërisht karrierën dhe punën tuaj. Do të ndihmoheni nga njerëz të fuqishëm dhe disa prej jush do të kenë ngritje në përgjegjësi apo një shpërblim për mundin dhe përpjekjet e deri tanishme.