• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Parashikimi i motit/ Si do ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme mot kryesisht i kthjellët dominon në Ultësirën Perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites. Sipas MeteoAlb pasditja do të mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.