Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të pakta. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat jugore dhe veriperëndimore. Si pasojë do të kemi rreshje afatshkurta shiu në këto zona. Temperaturat e ajrit do të vijojnë ulen në mëngjes, por do të rriten në mesdite duke u luhatur nga 3°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.