• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore, më të dukshme në jug – Juglindore të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Europa

Europa veriperëndimore dhe ajo Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dobëta shiu të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu, vendet skandinave dhe Europa verilindore do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu.

Përsa i përket pjesës tjetër të Europës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. /noa.al/