• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Parashikimi i motit, ja si do të jenë temperaturat sot

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugperëndimi i Europës do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i kthjellët do të jetë prezent gjatë gjithë ditës. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore të Shqipërisë. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 25 gradë C.