• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Parashikimi i motit, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë i gjithë vendi do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites vranësirat të jenë më tepër të pranishme në territor, më të dukshme në zonat qendrore dhe jugore. Edhe gjatë natës vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.