• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Parashikimi i motit, ja si do jenë temperaturat sot

Gjatë ditës së sotme, zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikohen të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por me vranësira dhe shira të dobët e lokalë paraqitet moti për zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira të dendura paraqitet moti për zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.