• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Moti

Parashikimi i motit, ja sa do të ulen temperaturat dhe kur do të bjeri borë

Jemi në mes të muajit nëntor dhe moti vazhdon të jetë jashtë parashikimeve. Gjatë dy javëve të para të nëntorit temperaturat kanë qenë më të larta se mesatarja dhe reshjet e shiut nuk kanë qenë thuajse aspak prezente. Por duket se kjo situatë do të vazhdojë të jetë e tillë ku pasditja dhe darka do të jenë të ftohta, ndërsa në mesditë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 Gradë Celsius. Sipas “Meteoalb” ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e premtja dhe e shtuna ku temperaturat do të zbresin deri në -6 gradë. Dita e dielë do të sjellë reshje të dobëta shiu dhe në zonat malore do të ketë reshje dëbore./revistawho.com