• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Parashikimi i motit, e shtune 5 nëntor 2016

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës së shtune, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme, më të dendura shirat paraqiten në veri – veriperëndim të territorit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që shirat të mbeten prezent edhe gjatë natës ku në ekstremin verior do të jenë me intensitet mesatar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Europa

Kalimi i një sistemi frontal nga Ishujt Britanike drejt qendrës së Europës do të bëjë që në këto rajone të dominohen nga vranësira dhe shira. Po ashtu, me vranësira dhe shira të përkohshëm do të paraqitet moti për gadishullin Iberik si edhe gadishullin Ballkanik.

Ndërsa, vendet Nordike si dhe vendet e Europës Lindore do të dominojnë reshjet të dendura dëbore. Moti i kthjellët do të jetë dominues vetëm në brigjet e detit të zi dhe brigjet e detit Egje.