• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

PARASHIKIMET PËR JAVËN E FUNDIT TË DHJETORIT

Dhjetori mbaron me Eklipsin diellor në shenjën e Bricjapit i cili shënon fillimin e një epoke të re. Do të hyjmë në një fazë ku do të përjetojmë shumë ndryshime sociale, politike dhe financiare në gjithë botën. Në përgjithësi ky eklips ka aspekte astrologjike pozitive dhe favorizon apo sjell fat, por njëkohësisht është dhe fillimi i një periudhe me ndryshime ku do të kemi shumë vështirësi, të cilat do t’i ndjejmë brenda janarit. Eklipsi i plotë diellor në 26 dhjetor favorizon përfaqësuesit e Bricjapit, Gaforres, Dashit dhe Peshores si dhe përfaqësuesit e Demit dhe të Virgjëreshës të lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Guxoni dhe veproni, fati është me ju mjaft të mos mposhteni përpara vështirësive. Pa shpenzuar shumë mund të merrni pjesë në lojrat e fatit rreth datës 26/12.

DASHI

Eklipsi diellor në 26 dhjetor krijon kushte ideale për biznesin, karrierën apo punën tuaj, e cila do të udhëheqë dhe në rritjen e të ardhurave. Perspektiva të reja hapen të cilat do të sjellin dhe zhvillim ekonomik. Përfitoni nga shanset veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë, ndërsa ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit ndoshta do të ndërpreni veprimtarinë apo punën ekzistuese për të filluar një të re. Gjithsesi ndryshime rrënjësore është për ju moto e periudhës.

DEMI

Periudha është mjaft e favorshme për ju pasi krijohen kushte favorizuese për të ardhmen tuaj. Shanse mjaft të mira do të keni në jetën personale, por dhe zhvillim në fushën profesionale. Një bashkëpunim apo një bashkëjetesë premton për ju kjo periudhë, e cila ju gjen të preokupuar me jetën personale dhe financat tuaja. Provoni fatin ju të lindurit e dhjetëditëshit të parë dhe mos hezitoni përpara ndryshimeve të gjithë ju të tjerët.

BINJAKËT

Ndikim në financat do të sjellë për ju Eklipsi diellor në 26/12 ,duke sjellur ndryshime në burimet e të ardhurave dhe rregullimin e detyrimeve ndaj të tjerëve, bankave, tatimeve apo bashkëpuntorëve. Disa nga ju mund të vendosin të bëjnë një bashkëpunim apo partneritet, që do të ndryshojnë të dhënat ekonomike ekzistuese. Ndikim dhe ndryshime do të ketë dhe psikologjia juaj, e cila kohët e fundit mund të mos jetë në formë të shkëlqyer.

GAFORRJA

Ndryshime të rëndësishme do të keni ju në fushën e bashkëpunimeve dhe të partneritetit. Persona të rinj, ndoshta në mënyrë të befasueshme, do të hyjnë në jetën tuaj të cilët do të luajnë një rol vendimtar gjatë periudhës në vijim. Ndikohen veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, ndërsa ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë apo në fillim të të tretit do të jeni të detyruar t’i jepni fund, për arsye të ndryshme, një bashkëpunimi apo një marrëdhënieje. Perspektiva dhe rrugë të reja hapen dhe në sferën profesionale. Periudha premton kontakte me shumë persona që do të ndikojnë në ndryshimet apo zhvillimin e mëtejshëm.

LUANI

Eklipsi diellor sjell për ju ndryshime në punë dhe në kushtet lidhur me të, si dhe në jetën e përditshme. Nuk përjashtohet mundësia të ndryshoni punë apo të gjeni një punë të re apo të dytë. Gjithsesi perspektiva të reja hapen për ju, favorizim dhe shanse premtojnë ditët në këtë drejtim duke krijuar njëkohësisht mundësit për kapërcimin e pengesave të deritanishme. Gjendja juaj shpirtërore do të jetë e mirë gjatë festave dhe ju do të ndjeni gëzim.

VIRGJËRESHA

Eklipsi diellor në 26/12 shënon fillimin e një periudhe mjaft pozitive dhe me shanse për jetën tuaj personale, mjaft të dëshironi. Vecanërisht të favorizuar do të jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, të cilët nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar këtë periudhë në të gjitha drejtimet. Fati është me ju dhe prandaj duhet ta provokoni. Ju që jeni prindër gëzime do të merrni prej fëmijëve tuaj, ndërsa ju që merreni me një projekt artistik apo një vepër tani do ta shikoni të realizohet plotësisht apo të marrë një formë më të plotë. Disa nga ju mund të ndryshojnë vendbanim duke shkuar në një shtëpi apo në një vend tjetër.

PESHORJA

Me Eklipsin diellor në 26/12 krijohen kushte favorizuese prej të cilave duhet të përfitoni për zgjidhjen e problemeve , që deri tani ju preokuponin. Është fillimi i një periudhe ku ju jepet mundësia të zgjidhni përfundimisht problemet dhe çështjet lidhur me familjen apo shtëpinë tuaj. Disa nga ju mund të ndryshojnë dhe shtëpi. Mjaft pozitive duken gjërat dhe për jetën sentimentale, kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, të cilët hyni në një fazë të re të çliruar përfundimisht nga pengesat e mëdhaja. Ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit jeni ende duke bërë spastrime apo ndryshime të cilët këtë herë do të jenë përfundimtare.

AKREPI

Karriera dhe financat do të jenë në qendër të vëmendjes suaj gjatë kësaj periudhe. Në të njëjtën kohë interes të vecantë do të kenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Disa prej jush mund të vendosin të bëjnë një bashkëpunim, për të cilin do të merren me gjithë detajet që duhen për realizimin e tij. Për disa të tjerë kjo periudhë do të sjellë shanse për një marrëdhënie apo një lidhje me perspektivë. Gjithsesi është momenti të krijoni kontrata dhe marrëveshje që do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e të ardhurave.

SHIGJETARI

Eklipsi diellor vendos theksin në financat dhe të ardhurat tuaja. Ndryshimet, që do të bëni në punë apo biznesin tuaj, do të sjellin fitime dhe të dhëna të reja në fushën financiare. Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë janarit dhe  gjithë gjashtë mujorit në vijim duke hetuar mirë riskun që mund të merrni apo investimet që do të doni të bëni.

BRICJAPI

Është periudha më e rëndësishme për ju, pasi shënon fillimin e një periudhe me ndryshime thelbësore rezultatet e të cilës do t’i shikoni në fazë të parë në janar dhe pastaj gjatë gjithë vitit. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, tashmë të çliruar nga gjithë pengesat dhe vështirësitë e mëdhaja,  përfitoni nga favorizimi i periudhës në cdo fushë. Një dashuri të re premton ajo, apo gëzime nga fëmijët për ju që jeni prindër. Të njëjtin favorizim do të keni dhe në planet tuaja profesionale. Ndërsa ju të lindurit në fund të  dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të të tretin do të mbyllni kapituj për të kaluar më poshtë në një fillim të ri.

UJORI

Periudha ju gjen me plane apo përgatitje për jetën tuaj personale apo profesionale , të cilat do t’i vendosni pak më vonë në zbatim. Madje, ndoshta disa nga ju punojnë shumë për realizimin e një projekti apo të një plani profesional. Gjithsesi do të paraqiten shumë shanse për të rregulluar mjaft nga çështjet që ju preokupojnë. Ripërtëritëse është kjo periudhë dhe për psikologjinë tuaj.

PESHQIT

Është një periudhë mjaft e rëndësishme për ju dhe për synimet apo planet tuaja, që ndoshta duhet të bëni ndryshime në rast se ato nuk ecin sic duhet. Nuk do të mungojë dhe mbështetja e njerëzve të duhur apo me potencë në realizimin e tyre. Eklipsi diellor në 26/12 sjell favorizim dhe në jetën tuaj personale pasi zgjerimi i rrjetit shoqëror do t’ju sjell afër një personi me të cilin mund të filloj një histori dashurie. Mjaft të favorizuar do të jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, ndërsa ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit do të keni mundësinë të bëni ndryshimet që dëshironi apo është e domosdoshme të bëhe