• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Parakaloi në tapetin e kuq të “Golden Globe”, Jennifer Lopez në listën e të veshurave më keq

Është mbajtur një natë më parë mbrëmja gala e çmimeve “Golden Globe”. Në mesin e shumë pjesëmarrësve, vëmendjen e mori Jennifer Lopez, por këtë herë për stilin e saj të veshjes. JLo u kritikua për zgjedhjen e bërë. Ajo kishte veshur një fustan me ngjyrë ari, jeshile dhe të bardhë me një fjongo të madhe para. Fansat e kanë krahasuar me një kuti dhuratash për Krishtlindje, duke u argëtuar me veshjen e saj. Megjithatë Jlo nuk ishte e vetmja që u krahasua në rrjet me objekte. Edhe veshjet e Reese Witherspoon, 43 vjeçare, Cate Blanchett, 50 vjeçare dhe Gwyneth Paltrow, 47 vjeçare tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.