• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Para se të kalosh një natë të nxehtë, kalo nga frigoriferi i ftohtë

Nëse duam të rrisim një ndjenjë të fortë intimiteti në jetën tonë, duhet t’i hedhim sytë më shpesh nga kuzhina, pais ushqime të caktuara munden të shërbejnë si një afrodiziak i shkëlqyer.

Studime të ndryshme e lidhin konsumimin e një diete vegjetariane me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe një shans shumë më të ulët për mosfunksionim erektil.

Shamyra Howard, seksologe  e njohur thotë se ajo që hamë ndikon sesa i kënaqshëm do të jetë seksi me partnerin.

Nëse mendoni se në këtë listë do të gjeni si kudo guaskat e detit, “zhgënjehuni” pak pasi lista ka vetëm fruta. Dhe disa si shegët i kemi të sezonit, ndaj ideja e një seksi të mirë le të shërbejë si një nxitje për ta konsumuar sa më shumë.

Fiqtë-janë plot me antioksidantë dhe polifenole. Këto ndihmojnë qelizat të qëndrojnë të shëndetshme, ndërsa pastrojnë trupin tonë nga radikalet e lira dhe e bëjnë trupin tonë të ndihet më i gjallë dhe plot energji. Kjo ndjenjë zakonisht rrit libidon dhe dëshirën për zhvillim të intimitetit dhe seksit.

Avokadot- Ndërsa plakemi, prodhimi i hormoneve zvogëlohet, kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të hamë ushqime që ndihmojnë në rregullimin e jetëgjatësisë së hormoneve seksuale. Ushqimet që citojnë nutricionistët ndihmojnë në rregullimin e hormonit, i cili përfshin ushqime të pasura me vitamina E dhe D dhe avokadot e bëjnë këtë.

Lëng panxhari, Një studim i publikuar në “Critical Reviews in Food Science and Nutrition” thotë se nitratet në lëngun e panxharit konvertohet në acid nitrik pas konsumimit dhe se acidi nitrik lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe oksigjenin. Ulja e presionit të gjakut shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe rritje të oksigjenit, i cili shoqërohet me performancë më të mirë atletike, e cila nga ana tjetër ndihmon në performancën më të mirë të seksit.

Fara kungulli- Zakonisht ato shfaqen për herë të parë në vjeshtë, megjithatë këto fara i gjejmë lehtësisht gjatë gjithë vitit. Ato janë plot me L-argininë dhe zink.

Çokollatë e zezë- Është e mahnitshme për ruajtjen e shëndetit tonë seksual. Është i pasur me magnez që ndihmon në çlirimin e endorfinës dhe besohet se përmban feniletilaminë, e cila lidhet me rritjen e humorit për seks të shëndetshëm.

 

Shega- plot me antioksidantë, nitrate, vitamina dhe minerale, shega përmirëson jetëgjatësinë seksuale.

 

Qepët Qepët mund të mos kene arome te mire, por ato ndihmojnë jetën tuaj seksuale! Kjo është për shkak të flavonoideve që ndihmojnë në zhvillimin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu janë plot me vlera anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë gjakun të rrjedhë më mirë.