• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Papjoni dhe kostumi nuk janë dukur kurrë kaq femërore sa në këto dy foto!

Papjonin të kombinuar me kostum e kemi parë të vishet nga meshkuj, të cilët duan të duken seriozë dhe klas në të njëjtën kohë. Megjithatë, trendet me kalimin e kohës kanë treguar se çdo sezon ka të papritura dhe kombinimet mund t’ju çudisin.

Këtë gjë ka bërë edhe Arilena Ara, këngëtarja simpatike e shumë hiteve, e cila karrierën e nisi nga ‘Gjeniu i vogël’ e më pas u bë e njohur nga ‘X Factor’. E re, e freskët dhe gjithmonë natyrale, bukuroshja e ekranit i qëndron besnike një imazhi të rregullt dhe pa ekzagjerime. Por dy dalje të fundit të saj na kanë surprizuar jo pak.

Bëhet fjalë për një nga netët ‘live’ të ‘The Voice Kids’ dhe intervistën e fundit tek ‘Në Kurthin e Piter Pan’. Në të dyja rastet, Arilena ka zgjedhur të veshë kostume serioze dhe detajet tërësisht mashkullore janë ndërthurur mirë me tiparet e saj. Por megjithëse ka zgjedhur të shfaqet kështu, pamja e saj në tërësi ka qenë më femërore dhe më e bukur se kurrë.

Mbase duhet kosideruar seriozisht që veshje të tilla të renditen mes trendve të reja të sezonit dhe të përhapen më tepër mes vajzash. Kujt ja merrte mendja se mund t’i konkuronim djemtë në këtë aspekt? /revistawho.com