• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Paparaci, Vetëm në WHO

NDODH puthja e shumëpritur, Jonida dhe Romeo janë bashkë dhe PIKË (VIDEO)

Prej shumë kohësh historia e tyre është në sytë e të gjithëve. Janë apo jo bashkë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj? U puthën apo jo? Ishin apo nuk ishin bashkë në këtë event? U kapën, apo jo përdore?

Kanë qenë këto vetëm disa nga pyetjet që sytë kurreshtarë, jo vetëm ato të medias i kanë bërë vetes dhe tjetrit kur i kanë parë bashkë në dy. Sot ka ardhur momenti t’i vëmë pikën këtij muhabeti përmes kësaj videoje të mbërritur në adresën e “RevistaWho.Com”, ku artistja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj shfaqen duke dhënë për herë të parë puthje në publik.

Çifti ka kaluar çaste të gëzuara me njëri-tjetrin në Llaman, të shoqëruar edhe nga vëllai binjak i Romeos – Donaldi dhe e dashura e tij, gjithashtu e famshme Bora Zemani.

Që janë bashkë këtë shumë e dinin të sigurt prej kohësh, por tani edhe skeptikët nuk duhet të kenë më dyshime. Maliqi dhe Veshaj përbëjnë një nga kopjet që ka marrë më shumë vëmendje këtë sezon dhe fakti që asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë pohim e ka shtuar më shumë kërshërinë. Ata që i njohin thonë që nuk kanë ndërmend të flasin, por ndonjëherë një foto (video) vlen më shumë se 1000 fjalë. Ndaj le t’i lëmë ta shijojnë verën, edhe ata, njësoj si ne! / revistawho.com