• youuinsttaaffccbb
TEST
Paparaci

Fjodora Fjora, fotot e para si nënë

[metaslider id=276]

Lajmi se Fjodora Fjora birësoi një fëmijë, shkaktoi jo pak zhurmë në mediat e shkruara dhe ato sociale. Gazetarja e njohur, prej disa muajsh tashmë jeton nën një çati me të voglin e saj, që sapo ka mbushur 1 vjeç. “WHO” e ka ndjekur moderatoren e programit “CultureBox” në “Ora News”, për të pasur kësisoj fotot e para të Fjodorës si nënë. Dhe ja tek shihni rezultatin. Duket se Fjodora po e shijon shumë çdo moment të kaluar pranë të birit, dhe sfida si nënë e re po e bën gjithmonë e më shumë entuziaste. Mësohet se Fjora nuk ka dashur ta ndajë me median këtë lajm, por fama si personazh publik i është kthyer kundër këtë herë. Një vendim i tillë nuk mund të mbahej tërësisht i fshehtë, aq më tepër që procedurat për birësimin e një fëmije nuk janë aq të thjeshta. Moderatorja hapi proces gjyqësor pranë Gjykatës së Tiranës në fillim të majit të këtij viti, proces që u bë i izoluar ndaj dhënies së informacionit për mediat dhe për të cilin nuk u dhanë detaje në faqen zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës. “WHO” u uron Fjodorës dhe të voglit jetë të gjatë e të lumtur krah njëri-tjetrit, duke qenë se vetëm pak ditë më parë të dy kanë pasur ditëlindjet!

Leave a Reply