• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pandemia ‘Covid-19’ tronditi ekonominë botërore, Almeda dhe Tolgahan marrin këtë vendim për pronat e tyre

 

Pandemia e ‘Covid-19’ ka dëmtuar jo vetëm shëndetin e shumë njerëzve në mbarë botën, por ka ndikuar negativisht edhe në ekonominë e saj për shkak se shumica e bizneseve janë mbyllur. Në këtë moment kritik për të gjithë, dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman kanë vendosur të mos e marrin qeranë e 9 shtëpive që kanë në Amerikë dhe Turqi sipas gazetës së njohur “Ennmagazinn”.
Ky vendim duket se ka qenë një zgjedhje e çiftit për të lehtësuar sadopak vështirsitë financiare që mund të ketë çdo familje në këtë kohë. Ky lajm është pritur mjaft mirë nga fansat e Tolgahan dhe Almedës, të cilët e kanë komplimentuar këtë gjest të tyre.
Kujtojmë se momentalisht dyshja ndodhet në Turqi, aty ku dhe jetojnë dhe janë duke kaluar kohën më të ëmbël pranë të voglit të tyre, Efehan./revistawho.com