• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pamje spektakolare nga vendet e balonave (ALBUM)

Në këtë artikull po ju sjellim një album me pamje spektakolare. Fotografitë janë realizuar në vende ku ngrihen balonat. Ka qenë nje ëndërr e vjetër e njeriut të shkëputet nga toka, t’i kundërvihet forcës tërheqëse të saj. Qysh në shekujt e parë janë bërë përpjekje në Kinë. Kinezët patën fryrë topa më të cilët ngriheshin lart, por ishin ende larg idesë së transportit të njerëzve. Kjo u realizua në fakt për të parën herë vetëm me 4 qershor 1783, kur vëllezërit francezë Mongolfier (Lexohet Mongolfiè) arritën të realizojnë ngritjen e sferës së parë aerostatike me ajër të ngrohur, i cili mori emrin e tyre. Mongolfiera (shqip balona) është një mjet lëvizës ajror, i cili për të pasur forcën e nevojshme të ngritjes nga toka përdor një gaz më të lehtë se ajri. Ky është principi i Arkimedit. Kur janë në fluturim, mongolfierat e kategorisë aerostatike spostohen nga era dhe shkojnë ku t’i çoje ajo, sepse ato nuk kanë instrumenta për t’u drejtuar.