• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pamja më e ëmbël për ditën e sotme vjen nga Amarda Toska

Ditën e djeshme Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan 2-vjetorin e vogëlushes së tyre. Kjo ditëlindje për Sia-n ishte ndryshe pasi për hir të sigurisë u detyrua ta festojë vetëm në shtëpi me babin, mamin dhe vëllain. Së fundmi Ami ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instastory” një video ku shihen dy vogëlushit e saj Sia dhe Joeli .Duke përfituar nga koha e ngrohtë, mami Amarda i ka nxjerrë të marrin ajër të pastër dhe rrezet e diellit.

“Pak ajër..”, shkruan ajo krah videos më të ëmbël.

Si të gjithë edhe familja e Ermal Mamaqit është duke respektuar këshillat nga mjekët për të qëndruar sa më larg personave të tjerë.