Reagimi i Donaldit në momentin kur Paloma është shpëtuar nga publiku mbrëmjen e së martës, ka sjellë një tjetër përplasje mes tyre në nisjen e spektaklit së sotëm.
Paloma dhe Donaldi janë vënë përballë njëri-tjetrit për të sqaruar situatën e ndodhur, ndërsa debati ka agravuar edhe me ndërhyrjen e Semit.
“Nuk e prisja reagimin e tij. Manifestimi i momentit më bëri të ndihesha keq”, ka pohuar Paloma në nisje të mbrëmjes së sotme.
E pyetur nëse Palomën e bezdis prania e Semit gjithë kohës krah Donaldit, dyshja ka vendosur t’i kthejë një përgjigje se nëse një prej tyre fiton do ta ndajnë çmimin në dy pjesë, duke vënë pikat mbi i për lojën e përbashkët të tyre./revistawho.com