• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Pakti po e mban gjallë dashurinë e Nick Jonas dhe Priyanka Chopra-s

Priyanka Chopra ka treguar se ajo dhe Nick Jonas kanë bërë një pakt. Nick Jonas, 28 vjeç dhe Priyanka Chopra, 38 vjeç janë të martuar që prej vitit 2018 dhe duken më të dashuruar se kurrë. Aktorja rrëfeu në një intervistë për “Elle” disa nga sekretet e suksesit të martesës së tyre dhe paktin martesor që kanë bërë.
Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se nëse janë duke punuar në shtete apo kontinente të ndryshme, nuk do të rrinë më shumë se tre javë pa e parë njëri-tjetrin.
Priyanka dëshiron të ndajë këtë pakt me botën për t’i treguar edhe të tjerëve sesi ta mbajnë gjallë martesën e tyre.
“Priyanka mendon se është e rëndësishme t andante këtë sekret të martesës së saj të suksesshme me Nickun. Ajo e di që për fansat do të ishte një ndihmë pasi të gjithë i shohin si çifti perfekt. Priyanka dhe Nick janë shumë të suksseshëm në punën e tyre dhe shumë të zënë, aq sa duhet të udhëtojnë vazhdimisht prandaj nuk mund të jenë gjithë kohës bashkë. Kërkon punë të mbash një martesë të lumtur dhe të shëndetshme. Por ata janë ende marrëzisht të dashuruar dhe ky pakt i ka ndihmuar të qëndrojnë të bashkuar”-tha një burim pranë çiftit.