Në vetëm pak ditë, moderatorja e njohur, Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë. Gjatë kësaj periudhe Huta ka ndarë me ndjekësit përgatitjet e para për fëmijën e saj të parë, nga i cili është ndjerë dhe shumë e emocionuar herë pas here. Ndonëse fotot gjatë shtatzënisë me barkun e rrumbullakosur kanë qenë të rralla, Klea ka publikuar së fundmi një foto bardhezi, e cila ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
“E dua këtë set fotografik me këta dy artistë. Faleminderit për kujtimet e ëmbla”, ka shkruar Huta krah postimit të fundit, ku nuk kanë munguar komplimentet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e moderatores.
Kujtojmë se për një periudhë të gjatë, Klea dhe Elgiti vendosën të mos pranonin asgjë publikisht rreth shtatzënisë, megjithatë në muajin mars dyshja ndau dhe foton e parë ku moderatorja u shfaq me barkun e rrumbullakosur./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CAS67R3Dzuz/