• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak para natës së parë gjysmëfinale, Marsela Çibukaj i falenderon të gjithë me këto fjalë

Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit të përvitshëm ‘Kënga Magjike’, në të cilën do të performojnë disa prej artistëve të kategorisë ‘Big’. Marsela Çibukaj ka zgjedhur që para një mbrëmjeje të rëndësishme si e sotmja, të shprehë emocionet e saj me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë, shpresoj që historia jonë mos të shoh më ditë të tilla. Përqafova menjëherë nismën e @arditgjebrea “Të këndojmë për të ndërtuar” kështu që sonte ne Pallatin e Kongreseve , ne këtë gjysmëfinale të parë të @kengamagjikeofficial do këndoj për ju “Thërrime Dashurie” me dëshirën më të madhe për t’ju qetësuar sadopak shpirtin me muzikë të mirë. Fakti që biletat e këtij festivali do shërbejnë për të ndërtuar një shtëpi më bënë që ta këndoj edhe më bukur këngën time sonte. Ju jam mirënjohëse për përkrahjen që keni dhënë mua dhe këngës time deri tani, ju jam mirënjohëse për fjalët dhe urimet e shumta, për tifozerin e sinqertë dhe shumë të kulturuar që më keni treguar. Ma bëni zemrën mal çdo dite. Ju përqafoj te gjithëve. Shihemi sonte. Mars”, ka shkruar Çibukaj krah fotos së saj nga ‘Kënga Magjike’.

Me siguri mbrëmja e sotme do të dhurojë shumë emocione jo vetëm për këngëtarët, por edhe spektatorët prezent në të. Këtë vit ‘Kënga Magjike’ do ta nisë spektaklin me kauzën ‘Këndo për të ndërtuar’, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Thumanë./revistawho.com

View this post on Instagram

Kanë qënë ditë të vështira për të gjithë….shpresoj që historia jonë mos të shoh më ditë të tilla. Përqafova menjëherë nismën e @arditgjebrea "Të këndojmë për të ndërtuar" kështu që sonte ne Pallatin e Kongreseve , ne këtë gjysëmfinale të parë të @kengamagjikeofficial do këndoj për ju "Therrime Dashurie" me dëshirën më të madhe per t'ju qetësuar sadopak shpirtin me muzikë të mirë. Fakti që biletat e këtij festivali do shërbejnë për të ndërtuar një shtëpi më bënë që ta këndoj edhe më bukur këngën time sonte. Ju jam mirënjohëse për përkrahjen që keni dhënë mua dhe këngës time deri tani, ju jam mirënjohese për fjalët dhe urimet e shumta, për tifozerin e sinqert dhe shumë të kulturuar që më keni treguar . Ma beni zemrën mal cdo dite. Ju perqafoj te gjithëve. "Therrime dashurie" Shihemi sonte MARS.

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj) on