• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak orë para ceremonisë, zbulohen disa nga pamjet e dekorit të dasmës së Jonida Vokshit dhe Besnik Krrapit

Mbrëmjen e sotme moderatorja e njohur, Jonida Vokshi dhe aktori kosovar Besnik Krrapi pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia do të zhvillohet pranë detit, duke shfrytëzuar natyrën e bukur të vendit tonë dhe temperaturat ende të ngrohta. Dyshja ka bërë të ditur se pranë tyre do të jenë njerëzit më të dashur, por edhe një sërë emrash të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar të cilët kanë nisur përgatitjet e orëve të fundit për t’u dukur sa më në formë sonte.

Ndërsa Amarda Toska ka zgjedhur të publikojë disa video nga resorti ku do të zhvillohet dasma, ku duket se gjithçka është duke u finalizuar. Nga pamjet dallohet se çifti ka zgjedhur një dekor në ngjyrë të bardhe për tavolinat, megjithatë duhet pritur dhe pak orë për rezultatin final.

Kujtojmë se Jonida e lajmëroi këtë moment special në jetën e saj vetëm disa muaj më parë duke i surprizuar të gjithë me vendimin e menjëhershëm, pasi deri atëherë ajo ishte treguar mjaft diskrete për jetën e saj private./revistawho.com