• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak muaj pasi u bë nënë, moderatorja shqiptare flet për vështirësitë: Askush nuk më kishte lajmëruar për dhimbjet fizike apo dhimbjet e shpirtit

Moderatoja e njohur, Brunilda Laho, para disa kohësh u bë nënë për herë të parë. Në dhjetor të vitit që lamë pas ajo solli në jetë vogëlushen e saj të cilën vendosi ta pagëzojë me emrin, Hana.

Brunilda nepërmjet postimeve të saj e ka quajtur periudhën që po kalon si më të bukurën e jetës dhe tani që mban Hanën ne duar mban gjith botën.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shihet me të voglën duke e ushqyer me një biberon. Bashkëngjitur me postimin ajo ka dhe një mesazh ndërgjegjësimi për të gjitha nënat dhe jo vetëm. Brunilda ka treguar vështirësitë që ka kaluar në ditët e para të ardhjes në jetë të vogëlushes. Ajo ka hasur vështirësi në javët e para për shkak të qumështit të gjirit, duke zbuluar se ka përjetuar shumë dhimbje fizike dhe shpirtërore. Gjithashtu ajo motivon të gjitha nënat duke i dhënë kurajo për të bërë atë çfarë është më e mira për fëmijën e tyre dhe jo duke dëgjuar të tjerët.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

View this post on Instagram

Une kam lindur me operacion cezarian, kjo nuk me ben me PAK nene. Une e ushqej femijen tim me qumesht gjiri, kjo nuk me ben me SHUME nene. Kisha menduar se lindja do te ishte procesi me i veshtire por ne fakt ishte gjidhenia. Askush dhe asgje nuk me kishte pergatitur per ditet e para dhe dhimbjet therrese fizike por edhe dhimbjet e "shpirtit" kur sheh qe bebi vetem pak ore pasi ka dale ne drite duhet te mundohet aq shume pa rezultat. Kupton se ndoshta nuk do te mundesh ta ushqesh bebin ashtu sic do te deshiroje. 2 javet e para Hanen e ushqeva kryesisht me formule dhe me ate pak qumesht qe kisha. Te dyja u perpoqem shume dhe ia dolem! Jam e lumtur qe per momentin e ushqej te voglen me qumesht gjiri. Por mund te kishte shkuar edhe ndryshe. Mund te me duhej ta ushqeja me qumesht formule. Cfare do te ndryshonte kjo ne perkushtimin, lodhjen, mirerritjen e femijes tim? Te ushqyerit me qumesht formule nuk ka arsye te shihet si menyra e gabuar. Studimet tregojne se femijet qe pijne keto produkte jane njesoj te shendetshem. Prandaj do te doja qe te kishte nje klime me mbeshtetese per te gjitha ato nena te cilat zgjedhin ose per arsye nga me te ndryshmet nuk mund ti ushqejne te vegjelit e tyre me qumesht gjiri. Te gjitha ne pa perjashtim kalojme te njejtat sfida, lodhje, ezaurim, lumturi… Menyra sesi e sjell bebin ne jete dhe sesi e ushqen ate nuk te ben nje nene me PAK apo me SHUME te mire. Le te jemi me te kujdesshem dhe te mos japim mendim kur nuk kerkohet per te rritur nje femije "ashtu sic duhet" "ne menyre ideale". Mireqenia e nenes eshte edhe e bebit dhe e gjithe familjes, mos e harroni kete 😊

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on