• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pak muaj pas ndarjes nga Irina, Bradley ndryshon ‘look’ dhe i dedikohet plotësisht vajzës

Në muajin qershor Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare. Ndarja mes tyre ishte e ashpër, megjithatë kjo duket se nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien që ata kanë me vajzën 2-vjeçare, Lea. Pak javë më parë Irina udhëtoi drejt Ibizas me vajzën për disa ditë pushime. Së fundmi Bradley është parë duke bërë të njëjtën gjë, por ai zgjodhi Kaliforninë për të kaluar disa orë pranë detit me Lean.

Babë e bijë u fotografuan përkrah njëri-tjetrit dhe të duket se kanë kaluar shumë mirë. Bradley ishte i veshur thjesht dhe të gjithëve u ra në sy ndryshimi i tij në ‘look’.

Aktori kishte lënë mustaqet t’i rriteshin dhe ai dukej shumë ndryshe nga më parë. Kujtojmë se Irina dhe Bradley u lidhën bashkë në vitin 2015-të, ndërsa vogëlushja Lea erdhi në jetë në mars të 2017-tës. /revistawho.com