• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pak javë pas ndarjes, Kendall Jenner përballet me ish të dashurin

Kendall Jenner dukej se kishte një marrëdhënie perfekte me Ben Simmons, por në muajin maj ata vendosën t’i japin fund lidhjes. Ndarja mes tyre nuk ishte aspak e këndshme, por së fundmi atyre ju është dashur të përballen me njëri-tjetrin. Ata të dy kanë shumë miq të përbashkët dhe prandaj ditën e djeshme janë parë në të njëjtin vend për rastin e “Ditës së Pavarësisë”. Në festën e organizuar ishte i pranishëm edhe Younes Bendjima 26-vjeçari algjerian, i cili më parë ka pasur një lidhje dashurie me motrën e Kendall, Kourtney Kardashian. Kujtojmë se Kendalll Jenner e konfirmoi lidhjen me Ben Simmons gjatë një interviste për Ellen DeGeneres, por muaj më vonë ata përfunduan gjithçka. Kendall ishte shumë e lumtur për romancën me Ben dhe mendohej se së shpejti ata mund të martoheshin me njëri-tjetrin. /revistawho.com