• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pak ditë përpara dasmës, Jona Spahiu mbulohet nga dhuratat luksoze

Të dielën e kësaj jave moderatorja simpatike, Jona Spahiu pret të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj me Frenkli Ymerin. Pavarësisht se ceremonia martesore do të jetë shumë private, Jona pak nga pak na ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga dasma. Si fillim ajo ndau me të gjithë dizajnin e veçantë të ftesave të dasmës.

Ndërsa ditën e djeshme ajo tregoi se si kishte organizuar festën e beqarisë me disa nga mikeshat e saj më të mira. Ditën e sotme nëpërmjet ‘Instagram’-it, Jona tregoi se sa shumë po “përfiton” nga martesa. Ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se dikush i ka dhuruar diçka mjaft luksoze. Në të shihen disa kuti nga kompania prestigjioze e bizhuterive “Tiffany & Co”. Duket se kjo dhuratë i ka pëlqyer shumë modertores, sepse e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Përfitimet e martesës”. /revistawho.com