• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak ditë pas lindjes së katërt, Ariana Fejzullahu habit me format perfekte trupore

Në 25 shtator Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, u bekuan me një tjetër fëmijë. Çifti i njohur i showbiz-it u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ana. Pak orë pas lindjes ata publikuan në rrjete sociale foto të vajzës, duke treguar se ajo është një vogëlushe shumë e ëmbël.

Ndërsa ditën e sotme Ariana ka postuar një tjetër foto në të cilën shihet duke shëtitur vajzën me karrocë. Këtë herë Ana nuk duket në imazhin e postuar, ndaj gjithë vëmendjen e ka marrë Ariana. Bashkëshortja e këngëtarit shihet në formë të shkëlqyer fizike dhe duket se pas lindjes e ka marrë veten shumë shpejt.

Këtë gjë ja kanë vënë në dukje edhe ndjekësit e saj, të cilët shprehen se u vjen mirë që ajo duket në formë perfekte. Kujtojmë se Ariana dhe Ermal Fejzullahu kanë edhe tre fëmijë të tjerë Era, Arti dhe Buna. /revistawho.com